U mbajtë trajnimi për shëndetin dhe sigurin në punë
Me datë 07.03.2024 u mbajtë trajnimi për shëndetin dhe sigurin në punë për të gjithë punëtorët e angazhuar në projektin e Kooperativës “Puna e duarve tona”.
Trjanimi u udhëhoq nga z. Driton Çaka (kompania BL Safety Solutions) ku u bë njohja me aspektet ligjore nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë, njohja e burimeve të rreziqeve dhe masat mbrojtëse.
Me theks të veçantë në fushën e bujqësisë, duke i kushtuar rëndësi të madhe sigurisë në punë, duke i njohur shkaktarët dhe me pasë duke i ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.
Trajnimi përfundoj me demostrimin e përdorimit të aparatit për shuarjen e zjarrit dhe hapat tjerë në menaxhimin dhe shuarjen e zjarrit.






Postimi i kaluar
Postimi tjeter