Trajnimi me temën: Bazat për Organizimin e Grupimeve Fermere

Me datë 16.12.2024 në ambientet e objektit të ri të Kooperativës Puna e Duarve Tona u mbajt trajnimi mbi bazat e organizimit të grupimeve fermere nga dy bashkëpunetorët e Fondacionit Drita

Z. Tom Preku dhe Z. Shkelzen Marku

Ky trajnim u hap me fjalimin e Z. Dardan Dodaj- drejtor i Kooperativës i cili ju uroj mirëseardhje bashkëpunetorëve dhe fermerëve duke i falenderuar për bashkëpunimin në dobi të Kooperatives dhe fermerëve.

Pastaj filluan me prezantimin e tyre dhe me ndarjen e përvojave të funksionimit të Kooperativave në Shqiperi. U shtjelluan tema të rëndësishme për fuksionimin e Kooperativës ndër të cilat u ceken disa pika kryesore siq janë: bashkëpunimi, transparenca, respektimi i vendimmarrjes.

Pastaj u bë një bashkëbisedim me fermerët rreth përvojave të tyre në prodhim dhe shitje, përshtatjes së udhëheqjes dhe fitimit të Kooperativës, organizimit dhe bashkëpunimit për funksionim në dobi të fermerëve.

Nga ky trajnim fermerët u ndan shumë të kënaqur duke e vlerësuar një organizim të tillë si shumë të nevojshëm në funksionim të Kooperativës për të mirën e përbashkët.

Fondacioni Drita i falenderon miqet nga Shqiperia z. Tom Preku dhe z. Shkelzen Marku për këtë trajnim të qëlluar.