Ceremonia e Hapjes Zyrtare të Qendrës për Kujdes Ditor për Fëmijë “Si te Gjyshja”
Më datë 5 shtator 2025, në ora 18:00, u mbajt ceremonia zyrtare e hapjes së Qendrës për Kujdes Ditor për Fëmijë “Si te Gjyshja”, një iniciativë e Fondacionit Drita, e cila synon të ofrojë një hapësirë të sigurt dhe të ngrohtë për fëmijët në komunitetin tonë.
Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë personalitete të rëndësishme nga jeta fetare, institucionale dhe ajo shoqërore: SH.T. Luigi Bianco, Delegat Apostolik për Kosovë; SH.T. Zef Gashi, President i Fondacionit Drita; SH.T. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Dioqezës Prizren-Prishtinë; si dhe Z. Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës. Të pranishëm ishin edhe miq, bashkëpunëtorë dhe mysafirë të shumtë që e mbështesin misionin e fondacionit.
Gjatë ceremonisë, të ftuarit patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet e qendrës dhe të informohen për konceptin e saj, i cili u prezantua nga Znj. Edlira Jahjaga Kçiku, e angazhuar në këtë projekt së bashku me bashkëpunëtore të tjera.
Ceremonia u hap me një fjalë përshëndetëse nga SH.T. Zef Gashi, i cili theksoi rëndësinë e kësaj nisme për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Më pas, Kryetari i Kryeqytetit, Z. Përparim Rama, përgëzoi këtë iniciativë dhe shprehu mbështetjen institucionale për projekte që ndikojnë pozitivisht në komunitet.
Në vazhdim, SH.T. Zef Gashi bëri lutjen dhe bekimin e objektit, duke i dhënë kështu bekimin shpirtëror kësaj hapësire të re që do të mirëpresë fëmijët çdo ditë.
Pas ceremonisë zyrtare, u krijua një atmosferë e ngrohtë për qëndrim dhe bashkëndarje me të gjithë të pranishmit, ku u shkëmbyen ide, përshëndetje dhe mbështetje për vazhdimin e misionit të fondacionit.









Postimi i kaluar