Fondacioni Drita është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse. U themelua në vitin 2012 dhe u regjistrua më 23.01.2013 në Departamentin e OJQ-ve në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.
Ne jemi të përkushtuar në zhvillimin e disa qëllimeve siç janë:
Promovimi i kulturës,arsimit dhe shkencës duke ngritur vetëdijen për rritje të nivelit dhe cilësisë në këto fusha.
Ofrimi i stimulimeve financiare për student, shkenctarë dhe individ që promovojë vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare dhe perendimore. Gjithashtu Fondacioni kujdeset për stimulimin e personave, grupeve shoqërore që hulumtojnë, ndriçojnë dhe promovojnë përkatësinë, kulturën, civilizimin, dhe historinë kombëtare.
Vizioni- Vizioni i Fondacionit Drita është promovimi dhe mbështetja e programeve me karakter edukativ, kulturor, ekonomik dhe socio-humanitar në shoqëri.
Misioni- Misioni i Fondacionit Drita është të forcojë, të avancojë, të nxisë dhe të çojë përpara interest publike në kulturën e vendit. Të përkrahë ide të reja inovative të cilat përbëjnë zhvillim dhe pasurim të vlerave të shoqërisë sonë.
Ndër të tjera Fondacioni përkrahë edhe artistët veprat e të cilëve përbëjnë vlerë në shoqërinë tonë duke synuar që këto vepra të jenë kryefjalë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shtuar edhe më shumë cilësi dhe vlera popullit tonë.