Vizitë dhe trajnim për fermerët nga Prof. Imer Rusinovci

Në kuadër të trajnimeve të parapara në projektin për zhvillimin e rajonit të Zllakuqanit, Fondacioni “Drita” pati kënaqësinë të mirëpresë profesor Imer Rusinovcin, një ekspert i njohur në fushën e bujqësisë.

Vizita filloi me një inspektim në terren të plantacioneve të anëtarëve të Kooperativës “Puna e Duarve Tona”, ku profesor Rusinovci pati rastin të njihet nga afër me punën dhe sfidat e fermerëve lokalë. Fillimisht u vizituan plantacionet e arrave të njërit nga fermerët, për të vazhduar më pas me vizitë te fermeri tjetër që kultivon grurë, misër dhe pemë të ndryshme.

Pas vizitës në terren, aktiviteti vazhdoi me një ligjëratë profesionale të mbajtur nga profesor Rusinovci në ambientet e objektit të Kooperativës “Puna e Duarve Tona”. Ligjërata u fokusua në përmirësimin e praktikave bujqësore, menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm rural në këtë rajon. Në përmbyllje të aktivitetit, u bë edhe një vizitë e shkurtër në plantacionin e lajthive.

Ky trajnim është pjesë e përpjekjeve të Fondacionit “Drita” për të fuqizuar komunitetin bujqësor të Zllakuqanit, duke ofruar mbështetje profesionale dhe promovuar bashkëpunimin ndërmjet fermerëve dhe ekspertëve të fushës.