Kooperativa “Puna e Duarve Tona” pjesëmarrëse në panairin Agrokos 2024
Kooperativa “Puna e Duarve Tona” mori pjesë në panairin Agrokos i cili u mbajtë me datë 16 dhe 17 tetor në Prishtinë, ku patëm mundësinë të prezantojmë produktet tona dhe t’i ndajmë përvojat tona me të gjithë pjesëmarrësit!
Gjatë këtyre dy ditëve të panairit interesimi ishte mjaft i madh dhe ishim të lumtur të bashkëbisedojmë me shumë biznese dhe partnerë potencialë që ndajnë të njëjtin pasion për zhvillimin dhe mbështetjen e bujqësisë në Kosovë.
Kooperativa u pajis edhe me certifikatë të pjesëmarrjes.
Së bashku, vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar ekonominë dhe mirëqenien e komunitetit tonë!












Postimi i kaluar
Postimi tjeter