U themelua Kooperativa Bujqësore Puna e Duarve Tona

Me datë 28.02.2024 u nënshkrua statuti dhe akti i themelimit të Kooperativës Bujqësore “Puna e Duarve Tona”

Me këtë rast drejtor i Kooperativës u zgjodh z. Dardan Dodaj ndërsa fermerët anëtar të Kooperativës janë: Alfred Sokoli, Anton Nikollaj, Gjelosh Berisha, Marjan Jakaj dhe Ndue Dodaj.

Procesi u monitorua nga sekretarja e Fondacionit Drita znj. Donika Palokaj.