“Si te Gjyshja” – Aty ku fëmijët ndihen të dashur dhe prindërit të qetë.
Fondacioni Drita ka kënaqësinë të prezantojë projektin e ri “Si te Gjyshja”, një koncept inovativ dhe
unik i cili synon të mbështesë prindërit në nevojë për kujdes të përkohshëm për fëmijët e tyre, duke
ofruar një mjedis të ngrohtë, të sigurt dhe dashamirës, ashtu si te gjyshja.
Ky shërbim është krijuar si përgjigje ndaj sfidave që hasin shumë prindër, veçanërisht në zonat urbane,
kur përballen me angazhime profesionale, aktivitete kulturore apo nevoja personale, pa pasur mundësi
të sigurojnë një kujdes afatshkurtër për fëmijët e tyre.
Qendra “Si te Gjyshja” – Ngrohtësia që ndjehet si në shtëpi
“Si te Gjyshja” është një qendër pritjeje e përkohshme për fëmijët nga mosha 1.5 deri në 8 vjeç, që
ofron shërbime të kujdesit të përkohshëm gjatë pasdites (ora 15:00 – 20:00), me mundësi fleksibiliteti
në raste të veçanta.
Prindërit e antarësuar në projekt mund ta shfrytëzojnë këtë shërbim sa herë që kanë nevojë, gjithmonë
në përputhje me rregulloren e qendrës. Theksojmë se shërbimi nuk është ditor dhe i përhershëm, por
herëpashershëm dhe i organizuar me parapagim mujore ose vjetor.
Fokus tek zhvillimi i fëmijës
Në qendër të vëmendjes është fëmija dhe mirëqenia e tij. Fëmijët e vegjël përjetojnë një ambient të
qetë dhe të dashur, ku ndarja nga prindërit ndodh në mënyrë të kujdesshme dhe të mbështetur
emocionalisht. Me moton “Nëna të lumtura, fëmijë të lumtur”, qendra përpiqet të lehtësojë barrën e
prindërve, sidomos të nënave, duke kontribuar në fuqizimin e tyre profesional dhe personal.
Për fëmijët parashkollorë (1.5 – 5 vjeç), ofrohen aktivitete që përforcojnë zhvillimin motorik, gjuhësor,
emocional dhe social, ndërsa për fëmijët e moshës shkollore (5 – 8 vjeç), krijohet një ambient ku ata
mund të pushojnë pas shkollës, të kryejnë detyrat, të luajnë në mënyrë të lirë apo të marrin pjesë në
aktivitete edukative.
Kujdes që mbështet personalitetin
Çdo fëmijë trajtohet si unik. Edukatoret e përkushtuara fokusohen në ndërveprim të ndjeshëm dhe
profesional me fëmijët – si introvertët ashtu edhe ekstrovertët – duke ndihmuar në zhvillimin e
empatisë, vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Të gjitha këto përmes lojës, tregimeve, komunikimit të qetë
dhe pa presion.
Antarsimi dhe përdorimi i shërbimit
Kapaciteti i qendrës është i limituar në 100 familje të antarësuara. Kontributi mujor për antarsim është
45 euro, me përjashtime për familjet që kontribuojnë vjetor. Prindërit janë të obliguar të plotësojnë
formularët për antarsim dhe për çdo herë që sjellin fëmijët në qendër.
Ushqimet që ofrohen janë të lehta dhe të shëndetshme, ndërsa në raste të veçanta ofrohet edhe kujdes
jashtë orarit të zakonshëm, në mirëkuptim me prindërit.
Një model që ndërthur traditën me qasjen bashkëkohore
“Si te Gjyshja” është më shumë sesa një qendër kujdesi – është një koncept i bazuar në vlera
tradicionale familjare dhe i përqafuar me qasje bashkëkohore dhe profesionale. Kjo iniciativë e
Fondacionit Drita përpiqet të krijojë kujtime të lumtura për fëmijët dhe qetësi mendore për prindërit,
në një realitet urban gjithnjë e më dinamik.
Na kontaktoni për më shumë informacion
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e projektit “Si te Gjyshja” dhe të përfitoni nga ky shërbim
mbështetës për fëmijët dhe prindërit, ju ftojmë të na kontaktoni për antarsim, informacione shtesë apo
për të bërë një rezervim njoftimi me ambientin.
Emaili zyrtar për komunikim:
fondacionidrita@gmail.com
Ekipi ynë do të jetë në dispozicion për çdo pyetje apo konsultim që mund të keni.
Së bashku, mund të krijojmë një përvojë të sigurt, të dashur dhe edukative për fëmijët tuaj – ashtu si te
gjyshja.

















Postimi i kaluar
Postimi tjeter