Kooperativa “Puna e Durave Tona”
Çka është Kooperativa?
Kooperativa “Puna e Duarve Tona” paraqet një shoqatë autonome e personave të bashkuar vullnetarisht për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre të përbashkëta ekonomike, sociale dhe kulturore përmes një ndërmarrjeje të përbashkët dhe të kontrolluar në mënyrë demokratike. Në esencë, një kooperativë është një entitet që synon të përfaqësojë interesat e anëtarëve të saj, duke ofruar shërbime dhe duke vepruar në përputhje me parimet e përfshira në ligjin dhe statutin e saj. Po edhe të krijoj një frymë të mirë bashkëpunimi mes grupeve të ndryshme të interesit dhe të rris kulturën e punës në përgjithësi.
Cili është qëllimi i Kooperativës?
Qëllimi i përgjithshëm i Kooperativës “Puna e Duarve Tona” është mbështetja e zhvillimit të veprimtarisë ekonomike bujqësore të anëtarëve të saj dhe rritja e mirëqenjes së tyre. Përmes krijimit të mundësive për një mënyrë të qëndrueshme të prodhimit bujqësor dhe shfrytëzimit të tokës, kooperativa synon të kontribuojë në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të komuniteteve bujqësore në Kosovë dhe në rajonin e Lugun e Drinit.
Fushat e Veprimtarisë së Kooperativës
- Mbledhja, përpunimi dhe tregtimi i produkteve bujqësore: Kooperativa siguron infrastrukturën dhe shërbimet për të mbledhur, përpunuar dhe tregtuar produkte bujqësore të anëtarëve të saj, duke përfshirë frutat arrore dhe produkte të tjera bujqësore.
- Blerja e makinerive dhe pajisjeve bujqësore: Nëpërmjet kooperativës, anëtarët kanë mundësinë të blejnë pajisje dhe makineri bujqësore për përdorim të përbashkët, duke përfituar nga kostot e ulëta dhe efikasiteti i përdorimit të tyre.
- Mbështetje profesionale dhe teknike: Kooperativa ofron shërbime të specializuara dhe këshilla profesionale nga agronomët dhe teknikët e fushave të ndryshme bujqësore për të ndihmuar anëtarët në aktivitetet e tyre prodhuese.
Ky përshkrim i qartë dhe i detajuar i qëllimeve dhe fushave të veprimtarisë së Kooperativës “Puna e Duarve Tona” shpie në njohjen e thellësisë dhe rëndësisë së kësaj nisme për komunitetin bujqësor në Kosovë dhe për zhvillimin e përgjithshëm të sektorit bujqësor në rajon.


Postimi tjeter